Deputetja e PS-së Mimi Kodheli, e ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 të moderatores Nisida Tufa, deklaroi se Partia Socialiste ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re.

Kodheli theksoi se korrupsioni ka qenë dhe mbetet problem madhor për Shqipërinë. Ajo shtoi se Shqipëria mund të hyjë më herët ose më 2030 në BE, vetëm duke e luftuar korrupsionin.

Mimi Kodheli: Unë besoj se PS dhe mënyrë të veçantë lideri i saj Edi Rama janë hapa përpara, kur vjen puna për gjallërimin e asaj që ne kemi realizuar me duart tona. PS ka mbështetur gjithmonë drejtësinë e re. Ne po bëjmë një katarsis të shoqërisë, sepse është mpleksur e tëra. Qëllimi ynë është fisnik dhe ne do të vazhdojmë në këtë ndriçim.

Reforma në drejtësi është detyrë mbi detyra, nëse duam që më 2030 Shqipëria të jetë në BE. Duhet të hyjmë në BE duke luftuar korrupsionin. Sa më e involvuar të jetë opozita, më e fituar është, por opozita nuk e ka kuptuar ende këtë gjë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: