Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë këtë të enjte, më datë 4 Korrik mbi fatin e mandatit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.

Projektvendimi që do të shqyrtohen në një mbledhje të posaçme, vjen pas kërkesës zyrtare që iu adresua KQZ-së nga kreu i FRESH të Himarës Eugen Likaj, i cili kërkoi shpalljen e pavlefshmërisë së mandatit të Kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, pasi vendimin përfundimtar të Apelit të GJKKO-së, që la në fuqi dënimin me dy vite burg.

Gjithashtu, në kërkesën drejtuar KQZ-së kërkohej që pas shpalljes së pavlefshmërisë së mandatit të Blerit, KQZ të shpallë zgjedhjet e reja të parakohëshme për kryetar të Bashkisë së Himarës.

Më 25 qershor Apeli i GJKKO vendosi 2 vjet burg për Fredi Belerin, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm që e shpall fajtor për blerje votash në zgjedhjet e 14 majit 2023.

Kujtojmë se Fredi Beleri kandidoi për kryebashkiak nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb