TIRANE

Në konferencën urgjente për mediat, nga kryesia e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se me dekretin për anulimin e datës së zgjedhjeve Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka dhënë vetes atribute të paligjshme që nuk i takojnë. Ndërsa listoi shkeljet e kreut të shtetit, me dekretin që anulon zgjedhjet e 30 qershorit, Balla tha se me këtë akt presidenti po sillet si autoritet mbi kushtetën e mbi sovranin.

“Anulimi i 30 qershorit dhe mos caktimi i një date tjetër mohon të drejtën e sovranit. Ushtrimi i të drejtës së sovranit, është ushtrim i drejtpërdrejtë i pushtet duke kontrolluar të zgjedhurit e vet. Anulimi zhbën autoritetin sovranit. Akti merr atribute sovrane duke barazuar presidentin me sovranin. Përmes këtij akti është cënuar dalja tej kompetencave me kushtetutë. Me këtë akt presidenti praktikisht është duke sjell në pozitën e pushtetit abolut të dhënë nga vetë sovrani.

Presidenti i ka marrë tagrat e sovranit :
1. Presidenti me dekret ka zgjatur mandatin e pushtetit vendor. Mandati i të qeverisursve vendorë është 4 vjecar me dekretin e Presidentit ku mandat zgjat dhe presidenti i ka njohur vetes atributet e ligjvënësit.
2. Presidenti ka përcaktuar një datë tej datës së përcaktuar me ligj. Presidenti ka vendosur një datë tej atyre të njohura nga ligji. Caktimi i datës lidhet me mbarimin e mandatit të të zgjedhurve aktualë. Ka marrë atribute të kuvendit e sovranit. Autoriteti i vetëm është vetëm trupa legjislative. Dhe në këtë rast presidenti ka marrë atribute të paligjshëm. Është një rast i pa ndodhur ndonjëherë. Presidenti referon situatën 2007. Theksojmë se kjo situatë është e kundërta e këtij procesi. Vlerësojmë se presidenti po sillet si autoritet mbi kushtetën e mbi sovranin.
3. Presidenti ka anuluar datën e zgjedhjeve, Kushtetuta nuk ia njeh këtë drejtë. Ka për detyrë të caktojë datën e s ka alternativë për të shfuqizuar datën e zgjedhjeve.
4. Presidenti ka cënuar rëndë parimin e periodicitetit të zgjedhjeve. Nëse do të zbatohet dekreti i presidenti, automatikisht kemi të bëjmë me cënim të këtij parimi. “ -tha Balla

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb