Partia Socialiste ka vendosur që të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor vendimin që dha sot KAS. KAS vendosi që në zgjedhjet e 25 Prillit koalicioni i drejtuar nga PD do prezantohet me 222 kandidatë për deputetë.

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve mbështeti kërkesën e PD-së, e cila kundërshtonte vendimin e komisionerit shtetëror të zgjedhjeve që reduktoi listën e kandidatëve për deputetë nga 222 të propozuar, në 153.

Pëfaqësuesi i PS-se në KQZ, Eridian Salianji theksoi se “Shpejtësia e karrocës s’ka të bëjë me nr. e kuajve, por me cilësinë dhe mënyrën e vendosjes”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: