Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste pritet të nisë nesër procedurën për  shkarkimin e Presidentit të Republikës. Burime nga PS, bënë me dije për gazetarin Ergys Gjençaj se janë mbledhur 55 firma deputetësh, 20 më shumë nga sa kërkohet sipas rregullores për të iniciuar procedurat për shkarkimin e Presidentit të Republikës.

Mësohet se deputetëve socialistë u janë bashkuar edhe disa deputetë të rinj që hynë në parlament pas largimit të PD dhe LSI. Kërkesa me firmat e 55 deputetëve pritet të depozitohet nesër në parlament.

Ndërkohë kujtojmë se sot parlamenti miratoi me 100 vota rezolutën kundër vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb