TIRANE

Në fjalën me dyer të mbyllura në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, kryeministri Edi Rama, ka qenë i qartë në porosinë drejtuar të vetëve, sa i takon zgjedhjeve vendore.

Gazetari Ergys Gjençaj, raporton për ‘BalkanWeb’ se kryesocialisti ka kërkuar nga deputetët e grupit parlamentar, të gjejnë kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë të Bashkive. Edhe pse i palëkundur në qëndrimin e tij, për të hyrë në këto zgjedhje, pa opozitën, Rama ka kërkuar që përgatitjen të kryhen sikur edhe kjo e fundit do të garojë më 30 qershor.

“Punoni për të gjetur kandidaturat më të mira e të besueshme për kryetarë bashkish. Të vijojnë takimet në  bazë për organizimin e strukturave për zgjedhjet e 30 qershorit. Kandidatët duhet të jenë të fortë, të zgjidhen sikur opozita do futet në zgjedhje” – mësohet të jetë shprehur Rama

Sakaq, më 10 maj Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kembëtare, në funksion të organizimit dhe përgatitjeve të zgjedhjeve vendore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb