TIRANE – Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë e grupit që parapriu mbledhjen e përjavshme të së hënës. Nga burime brenda PS, BalkanWeb mëson se në këtë mbledhje u diskutua për mocionin me debat të së enjtes, të kërkuar nga opozita.

Kreu i partisë, Edi Rama ka dhënë udhëzime për debatin me opozitën dhe se për mocionin me debat duhet të flasin kryesisht ministrat.

Gjithashtu në mbledhjen e PS është diskutuar edhe tema e nxehtë që ka përplasur palët për lobimin e PD në SHBA me financimet ruse.

“Të nxiten organet e drejtësisë për të vepruar mbi PD,” është thënë në mbledhjen e kryesisë.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb