TIRANË
Partia Socialiste mbledh sot Kryesinë në orën 18:00 nën drejtimin e kreut të PS-së Edi Rama.
Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “BalkanWeb” se mbledhja do të ketë në fokus organizimin e punës në funksion të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Mbledhja vjen në një kohë që situata mes dy kampeve politike mbetet e nxehtë dhe vetëm një ditë më parë SPAK arrestoi një ish-deputet të PS-së.
Por ndërkohë raportohet se edhe PD po në të njëjtën orë do të do të zhvillojë një takim në Kryesinë e partisë, ku do të diskutohet për aksionin opozitar.