TIRANE– Partia Socialiste pritet të mbledhë këtë të shtunë tek ‘Xibraku’ Asamblenë Kombëtare. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në Mbledhjen e Asamblesë së PS do vendoset për ndryshimin e sekretariatit.
Gjithashtu burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se do raportohet për ecurinë e zgjedhjeve në parti, pjesë e së cilës janë raportimet e deputetëve në terren dhe raportimi i qeverisë.
8 pjesëtarët e sekretariatit të PS janë Bashkim Fino, Alfred Peza, Musa Ulqini, Stefan Cipa, Elisa Spiropali, Blerina Gjylameti, Ilir Beqaj, dhe Taulant Balla.
Mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS vjen në javën e parë të vitit dhe pritet të bëhet një përmbledhje e punës së kësaj qeverie në mandatin e dytë.
(d.d/BalkanWeb)