Ka përfunduar numërimi i votave edhe në Bashkinë e Devollit. Nuk ka asnjë surprizë as në këtë bashki, pasi fituese ka dalë Partia Socialiste.

Kandidati i PS, Eduart Duro, ka fituar me 6304 vota, përballë tre kandidatëve të tjerë, që ishin në garë.

Përkatësisht, për Bashkinë e Devollit garonin edhe kandidati i pavarur Fezi Shaholli, i cili ka siguruar 648 vota, Ylli Cenkolli i FRD me 242 vota dhe Artur Korpollogu i “Shpresa për Ndryshim” me 341 vota.

Kujtojmë që Bashkia e Devollit drejtohej nga kryebashkiaku i Partisë Demokratike, Bledjon Nallbati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb