Analisti Fatos Lubonja, në një lidhje me Skype në Çështja e ditës në News 24 foli për fushatën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 2025.

Lubonja tha se Rama bën fasadë me figura që kanë mbaruar shkolla jashtë vendit, duke shtuar se askush nuk guxon që ta kritikojë kryeministrin.

“Rama vendos dhe figura që kanë ardhur nga jashtë vendit, për të bërë fasadë. Ajo që vendos në fushatë është krimi i organizuar dhe paraja. Askush nuk guxon dot të bëjë kritikë ndaj Edi Ramës.

PS vetëm socialiste nuk është. Shtresat e dobëta po ikin, ndërsa PS përfaqëson oligarkinë, që kanë paratë në këtë vend. PS ndihmohet nga makineria shtetërore dhe policia”, tha Lubonja.

(Balkaweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: