Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Forumin e Grave dhe Vajzave Socialiste 2030, theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të grave në politikë, duke shpallur synimin që Partia Socialiste të anëtarësojë 50 mijë gra dhe vajza. Rama vlerësoi rolin e grave në strukturat e PS-së, duke përmendur se tashmë 40% e anëtarësisë përbëhet nga gra, por theksoi se ky nuk është një cak i mjaftueshëm.

Ai vuri në dukje transformimin e Bashkisë së Kamzës, të cilën e cilësoi si një vatër të rëndësishme politike dhe organizative të PS-së. Kryeministri u shpreh se, ndonëse shpesh Kamza perceptohet si një zonë e dominuar nga figurat tradicionale, “tonin ia japin vajzat dhe gratë.” Ai përmendi me krenari kandidaturën më të re të partisë, një vajzë 20-vjeçare nga kjo bashki, duke e cilësuar Kamzën si një shembull frymëzues për të gjitha organizatat socialiste në vend.

Rama përmbylli fjalimin me një mesazh të qartë: “Kudo do ndizet drita e barazisë gjinore.”

Edi Rama:  Ne kemi më shumë gra sot. 40 përqind e anëtarëve të PS-së janë gra. Nuk duhet të pajtohemi me veten, derisa 50 mijë gra të anëtarësohen në PS. Bashkia e Kamzës është kthyer në vatër të madhe politike e organizative. Shumë thonë se duket si zona ku udhëheq Rakip Pasha, por tonin ia japin vajzat dhe gratë. Kandidatja më e re e jona është një 20-vjeçare nga kjo bashki. PS ka krijuar vlera sociale në Kamëz, duke transformuar zonën. Kamza është shembull për të gjitha organizatat e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Kudo do ndizet drita e barazisë gjinore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: