TIRANE

Ish-Ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj i ftuar në rubrikën Opinion në News24, komentoi situatën politike në vend. Ahmetaj e konsideroi 30 qershorin një ditë shumë të rëndësishme për vendin, ndërsa  u ndal edhe në zërat se 85% e shqiptarëve kanë bojkotuar PS, e për këtë solli një analizë shifrash duke sjellë në vëmendje zgjedhjet e mëparshme.

“Ajo që duhet thënë është që 30 qershori ishte shumë i rëndësishëm. Një proces i qetë, dhe pa dhunën e paralajmëruar nga opozita. S’ka sens që në ditën e zgjedhjeve forca politike të kërcënojnë me dhunë, dhe futja me shumë forcë e SHBA bëri diferencën. 30 qershori solli dy elementë që duhen përmendur, nuk kishte dhunë dhe e dyta pjesëmarrja e qytetarëve. 30 qershori ishte një test i sukessshëm të thuash 85% e refuzuan është infantile. Në 2017 pjesëmarrja ishte 46% dhe PS mori 48% të votave, dmth 48% i 46 % është afërsisht 22 %. Pjesëmarrja ishte afërsisht 23 %, nesë doni ta quani të PS, të gjithë dolën. Ka rritje serioze dhe mos harroni se në 2019 ishim koalicion” tha Ahmetaj edhe pse theksoi se në këto zgjedhje do të kishte dashur të kishtë përballë opozitën.

“Unë do isha i kënaqur nëse opozita do ishte përballë, por nuk i nxorëm ne nga gara dolën vetë. Një forcë politike që aspiron të drejtojë një ditë, del nga institucionet. Definicioni i të vërtetës nuk është në dorën time. Nuk jam unë as profeti as kulti i së vërtetës, kulti i së vërtetës është vota, ai është përqafimi i popullit. Po pse do ikë Ed Rama se thotë Lul Basha, nuk bën vaki. Ka frikë me Ed Ramën, në përballje nuk e mund dot. Kriza vazhdon, dhe nuk do zgjidhet dot me protesta, do zgjidhet me dialog dhe përballë opozita do ketë kryeministrin Edi Rama. I themi doni të përmirësojmë Kodin zgjedhor, hajdeni, të tjerat si vendos asnjë. Në 2021 kemi zgjedhje, përballë do kenë kryeministrin. Ai që kërkon largimin e Ramës, nuk kërkon zgjidhje, nuk është serioz, do të thotë nuk ulesh në tavolinë se ka frikë nga zgjedhjet. Rama do jetë kryeministër deri në 2021. Unë jam i bindur që do ketë tryezë dialogu, do jetë pa kushte, nga opozita mund të vijë kush të dojë, por përballë do ketë kryeministrin. “ vijoi më tej Ahmetaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb