TIRANË- Këshilli Drejtues i Partisë Social Demokrate në Fier ka dalë kundër mbështetjes së Albert Cacit si kandidat për Bashkinë e Fierit. Këshilli Drejtues i PSD-së deklaron se do të mbështesë kandidaturën e koalicionit të majtë për këtë Bashki si dhe 4 të tjera. Kreu i kësaj force në Fier, Ymer Goga tha se mbështetja e Albert Cacit ishte një vendim personal i kreut të PSD-së, Skënder Gjinushi.

“Do mbështesim kandidatin e së majtës në Fier dhe në 4 bashki. Mbështetja e Cacit, vendim personal i Gjinushit. Nuk u pyet Këshilli Kombëtar i PSD-së për Cacin. Nuk u pyet as këshilli drejtues i PSD Fier”, ka deklaruar Goga.

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: