Fati i shqiptarëve në historinë bashkëkohore paskesh qenë i tille ku datat në një anë marrin vektorin e lirisë e kah tjetra atë të roberisë e tiranisë! Kjo vlen për daten 17 Nëntor, për 28 apo 29 Nëntorin si datë e ndarë lirimi! Sot është 17 Nëntori dita e lirimit të Tiranës (se termi çlirim është një mishmash konceptual i “gjuhes së re”)! Qyteti me sa na thonë dokumentet e deshmitë u lirua nga një fare beteje që partizanet e udhehequr nga Mehmet Shehu bënë ndonëse gjermanet e kishin marrë vendimin për tu terhequr!! Ushtritë naziste ishin kudo në ikje pa kthim!

Qyteti Kryeqytet, i liruar pa luftë nuk do ishte i mjaftueshem për propagandën, mitet, legjendat dhe folklorin ideologjik, për filmat e kinostudios e shumëçka tjeter që i duhej regjimit të ri! Marrja pa luftë e Tiranës si e Shkodres p.sh do të ishte një fabul e munguar për “çlirimtaret”! Në Shkoder brigadat partizane të udhehequra nga Gjin Marku ndenjen nja dy javë kodrave të Bardhanjorve dhe me pas hynë me këngë në qytetin e braktisur, i cili po priste me tmerr lironjësit! Kastes që po uzurponte luften dhe vendin disa të vdekur më shumë nuk i prishnin punë perkundrazi i duheshin!! Ata që ranë për lirimin e Tiranës janë padyshim heronj të atdheut dhe meritojnë gjithë respektin e Zotit dhe të shoqërisë, por disa të verteta duhen thënë!

Beteja e Tiranes nder të paktat e ushtrisë partizane në disa vjet, nuk pat kurrë ato permasa me të cilen na është pershkruar! Ditet e fundit të saj vetem një kompani gjermane në emer se jo të gjithë ishin gjermanë po kozakë e ukrainas të konvertuar mbanin frontin dhe gjysmen e qytetit!

Qyteti duhej marrë me luftë edhe për arsye të tjera! Duhej marrë kështu edhe për t’u pushtuar së dyti duke zënë çdo hapësirë për diversitetin politik! Po kaq duhej perligjur terrori, i cili nuk ishte perjetuar kurrë në ato permasa as kur Tirana pushtohej nga haxhi qamilistet dhe serbet, asgjë e ngjashme nuk kishte ndodhur!

Tiranasit ato ditë per here të parë kuptuan se çfarë te keqijash është i zoti të bëjë njeriu! Vërtetë po ngriheshin kęmbet dhe po i bin kokes siç paralajmerojte vargezuesi Shefqet  Musaraj!! Çdo kokë me vlerë duhej prerë dhe i prenë! Gjaku i munguar i gjermaneve duhej zevendesuar me atë të shqiptarëve i cili  u derdh lumë në rrugë e periferi duke kulmuar në masakren e hotel Bristolit!

Aty sharroheshin si ugonotet naten e Shën Bartolomeut të gjithë ata që mund të mbanin ndezur një shkendijë lirie! Urdia e malit po zinte vendin e elites së qytetit! Liria u shnderrua në roberi pa i çelur ënde petalet e saj!! Atë që po ja bënin komunistet popullit të tyre s’ja kishte bërë kush kurrę, as italiani as gjermani e as dreqi e i biri!!

Tiranasve vetë ju moren edhe shtepitë, vilat, dyqanet, pronat e vende-vende siç lexojme me çmeri futen dhi brenda ndertesave plot shijë të viteve 30 për t’u bëre shoqëri pleqve të ardhur nga anë e poshtme! Pastaj për t’i nënshtruar e fyer  i quanin edhe pak si të trashë duke krijuar epersinë ideologjike të krahinave me parimin perça e sundo dhe justifikuar zaptimin material!

Blendi Fevziu në një rrefim brilant më të mirin e tij tek “Tirona e Nones” mes kujtimeveve të breznive të familjes së tij të krijon tablonë e munguar nga shkenca e historisë së çfarë po ndodhte në Nëntor 1944 në Qytetin e parë të vendit! Ndryshim pa kthim botesh , modifikim në zemrekun e humanizmit, triumf i lumpenit mbi sojin, i dhunës se eger mbi arsyen racionale, i injorances ndaj dijes, i gërxhit e zallit mbi qytetin e butë, i kercenimit konstant  të vdekjes mbi iluzionin e lumturisë dhe jetes!! Ata erdhen në qytet duke hedhur në erë varrin monumental të “Nënes Mbretereshe” si shenje e parë e races së re që tanimë duket farë e perjetshme! Sot sheh sesi ish-punonjes në pension të strukturave më gjakatare të tiranisë, se veteranet kanë vdekur prej moshes, me kasketa në krye me molleza të skuqura nga hipertensioni dhe jo nga turpi i mynxyrave dhe krimeve shfaqen me një krenari barbare për të mistifikuar anën tjeter të 17 Nëntorit, pikerisht roberinë që solli se liria s’u ka interesuar asnjëherë, se ata skllever e bij sklleverish qenë e liri kurre nuk deshen!!

Megjithese debati, i cili kryesisht bëhet për të terhequr vememdjen nga kriza e rëndë politike që ka mberthyer vendin ka javë që zien, portretvënesit nuk duan të marrin aspak parasysh pluralitetin e luftës, ndaj në bulevard lęnë vetem deshmoret me prirje komuniste duke perjashtuar të gjithë të tjeret!! Hajdutet e pasurisë kombetare duan të vjedhin edhe historinë sepse keshtu duan tę pervetesojnë të gjitha të drejtat për t’i dhënë të drejte vetes në çdo paudhesi siç qe edhe dergimi i një zonje të betohej në noter kur duhej ta bënte para Presidentit me dorën mbi Kushtetute pasi të degjohej himni kombetar, komedi e tragjedi bashke!

Një logjikë kesodore pat Enver Hoxha kur rrenoi kisha e xhami! Asokohe ai pat thënë “pse ligjet tona do na pengojnë ne të shkulim zakonet prapanike?!” Në të njëjten linje sot thonë pse kushtetuta jonë do na pengoje ne të kapim Gjykaten Kushtetuese!! Ndodh keshtu se janë nder të tjera niper dhe bijë abuzuesish, manipulatoresh, sherbetoresh të mesuar që pushteti ęshtë mbi çdo gjë, mbi demokracinë e rregullat e saj po e po!

Sot ata flasin per Amerike e Perendim, aman hatri i zotit te vegjel në shtat e te gjatë në paturpesi!

Atyre u mungon kultura dhe emancipimi që vjen nga liria dhe qendresa për të! Ndaj me 17 Nëntor s’e kemi të veshtirë të kuptojmë që dita e liri roberisë ka lënë mbi ne vetem leksionin e roberisë në mendje e në shpirt, të sundimit me çdo kusht e mjet!! Keshtu do jetë përsa kohë nuk ndahemi nga vektori i roberisë duke e denoncuar atë dhe pergjegjësit saj që ishin shumë dhe jo vetem një person xhahil!/panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb