TIRANE

Deputeti konservator, Kujtim Gjuzi ka listuar nga foltorja e Kuvendit një arsyesh pse Ilir Meta duhet shkarkuar nga posti i Presidentit të Republikës.

“Ilir Meta pse duhet shkarkuar? Ilir Meta duhet shkarkuar se ka përgjegjësi për thesarin e Krrabës. Ilir Meta ka përgjegjësi për grabitjen e mandateve në vitin 2001 me dushkun e famshëm. Ilir Meta ka përgjegjësi se me 2 dhjetor 2001 ka patur dijeni për një grup kriminal që ka ardhur të vrasë Zef Bushatin në Shëngjin Lezhë.

Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka pas ndikim në Nikël derisa erdhën në parlament deputetë të tjerë të opzitës.

Ilir Meta duhet shkarkuar  se ne 2017 ka marr pjesë në fushatë zgjedhore. Ilir Meta duhet shkarkuar sepse ka ceduar me dy data zgjedhjesh, dhe ka çoerintuar shqiptarët. 85% e shqiptarëve nuk kanë ditë se cfarë thotë Presidenti e gjeneral Gedafi, nuk do desha kurrë të kishte edhe ai fatin e Gedafit të libisë.

Ne njohim datën e presidentit por jo presidentin. Ju duhet ta kishit shkarkuar atë, pa ardh te kjo akoma, Ju duhet të thoni na falni ju shqiptarë që zgjodhëm Ilir Metën.” U shpreh Gjuzi në seancën e posaçme plenare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb