Ndërsa thjeshtësia dhe lehtësia e shikimit të filmave porno nga një smartphone është “ofertë e mirë”, prapëseprapë mbetet praktikë të cilën duhet ta mendoni mirë para se ta bëni.

Pse kështu? Studimet e fundit tregojnë se shikimi i filmave pornografikë në celular i aktivizon të gjitha alarmet e sigurisë dhe ju vendos në një pozitë më të rrezikuar për t’u hakeruar, transmeton Telegrafi.

“Wandera”, kompani e sigurisë teknologjike, ka ekzaminuar pasiguritë e sajteve pornografike dhe celularëve dhe ka arritur në disa përfundime alarmuese. Ata kanë zbuluar se gati çereku i viruseve në celularë vijnë nga sajtet e filmave pornografikë dhe duke marrë parasysh se sistemet operative të celularëve nuk janë aq të sigurta sa ato të kompjuterëve apo laptopëve, është më e lehtë që të hakerohet celulari juaj.

Përfundim: Nëse dëshironi të shikoni filma porno, kuptoni se veprimi i tillë përmes celularit, pavarësisht sa mund t’ju leverdisë, ju vendos juve dhe informacionet tuaja private në rrezik më të madh për t’u hakeruar sesa nëse shikoni filma porno në kompjuter apo laptop.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: