BEOGRAD– Pothuaj të gjithë politikanët serbë kanë shfaqur ndjenja gëzimi e simpatie pas fitores së Donald Trump në zgjedhjet e djeshme presidenciale. Arsyet e gëzimit ata i gjejnë te deklaratat parazgjedhore të tij lidhur me marrëdhëniet me Rusinë nga të cilat shohin përfitime për Serbinë.


“Kam vërejtur një kënaqësi të përgjithshme te populli serb për fitoren e Donald Tumpit, por edhe në partinë që e udhëheq”, ka thënë kryeministri serb Aleksandar Vuçiç.


Sipas mendimit të tij, ka shumë arsye për këtë qëndrim serb e ndër të parat është se “njerëzit ndjeheshin nën presion, e tani mendojnë se presion do të ketë më pak”.


“Arsyeja e dytë që më shqetëson është se, njerëzit në Serbi gjithmonë mendojnë se dikush tjetër është fajtor për mossuksese dhe kështu ikin nga përgjegjësia e vet. Arsyeja e tretë është inati serb, një hakmarrje të vogël tek shohin fundin politik të dikujt nga i cili kanë përjetuar gjëra të pakëndshme, ka thënë Vuçiç.

Gëzimin për fitoren e Trumpit e ka shfaqur edhe kryetari serb Tomislav Nikoliç, i cili pos përmirësimit të marrëdhënieve SHBA–Rusi, pret nga kryetari ri amerikan edhe “mirëkuptim për çështjen e Kosovës”.

(el.sp/BalkanWeb)

Etiketa: