Pashkët janë qendra e besimit të krishterë dhe tashmë kanë filluar të identifikohen nëpërmjet ëmbëlsirave në formë lepuri, vezëve të dekoruara me ngjyra të ndryshme etj. Por, përpara se të mendoni mënyrat se si doe kaloni këtë ditë, ajo çfarë duhet të bëni është leximi i këtij artikulli për të mësuar origjinën e Pashkëve.

Në botë, Pashkët njihen si celebrimi i ringjalljes së Jezu Krishtit, tre ditë pasi ishte kryqëzuar nga romanët, për të shpëtuar njerëzimin nga mëkatet. Është një histori që krijon bazën e besimit të krishterë.

Këto janë 5 gjërat që duhet të dini për Pashkët.

Fjala “Pashkë” e ka origjinën nga gjermanishtja

Besohet se është e lidhur me fjalën Ēostre, emri i një perëndie gjermane që përfaqësonte pranverën, rilindjen dhe fertilitetin. Ēostre është arsyeja pse shumë vende gjatë Pashkëve përdorin lepurin si simbol

Pashkët janë festa më e vjetër e kristianëve
Krishtlindjet dhe Pashkët janë festa të njohura të besimit të krishterë. Festimet e para të regjistruara të Pashkëve datojnë në shekullin e dytë.

Dekorimi i vezëve të Pashkëve nuk është një traditë kristiane
Njerëzit i dekoronin vezët që para 60,000 vjetësh, sipas disa zbulimeve arkeologjike. Besimtarët i lyenin vezët me bojë të kuqe, duke simbolizuar gjakun e derdhur nga Jezu Krishti.

Pashkët nuk kanë një ditë të mirëpërcaktuar
Ndryshe nga Krishtlindjet që festohen çdo 25 dhjetor, Pashkët nuk bien gjithmonë në të njëjtën ditë. Këtë vit janë në datën 27 mars, ndërsa në vitin 2018 do të jenë në 1 Prill./Class/
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: