Analiza e Google në SHBA dhe Evropë të vendeve që kërkojnë më shumë informacione rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme ka nxjerrë rezultate vërtet interesante.

Sipas këtij studimi shqiptarët janë populli që kërkon më shumë në Google informacione rreth sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Në Shqipëri më shumë se në çdo vend tjetër kërkohen informacione rreth HIV/AIDS. Studimi është kryer nga periudha 2004 deri në 2015.

Herpesi është sëmundja që shqetëson më së shumti vendet nordike si Norvegjia dhe Finlanda ndërsa në Mississipi në SHBA kërkojnë informacione për gonorrean dhe sifilizin.

Shqipëria është një vend ku HIV/AIDS është në rritje por në vend që shqiptarët t’i drejtohen mjekut preferojnë të kërkojnë në autonomi informacione rreth kësaj sëmundje.

 

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: