Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet se përse Sali Berisha ia kishte besuar atij më herët postin e kryetarit të Partisë Demokratike.

Basha tha se Berisha e ka besuar, sepse ia bënte punën. Më tej, Basha ka treguar se Sali Berishën e ka njohur që në vitin 1991. Ai tha se vajzën e ish-kryeministrit Sali Berisha, Argita Malltezin e ka takuar për herë të parë në Kosovë në vitin 2000.

Lulzim Basha: Vajzën e Berishës e kam takuar për herë të parë në korrik 2000 në Kosovë. Ndërsa zotin Berisha e kam njohur që në vitin 1991. E takoja thuajse 3 herë në vit Berishën, jetoja jashtë. E keqja e madhe e vendit është Edi Rama, ndërsa aseti më i madh për Ramën është Berisha, që nuk është zgjidhja për shqiptarët.

Gazetari Mentor Kikia: Nëse drejtimin e merr zonja Malltezi, ju jeni të gatshëm për bashkëpunim?

Lulzim Basha: Asnjë prej tyre nuk i jep zgjidhje problemit.

Mentor Kikia: Berisha ju ka zgjedhur juve, ndoshta për shkak të meritave tuaja. A nuk po përdorni ju një gjuhë të ashpër për të?

Lulzim Basha: Më ka besuar pozicionin sepse shikonte se kush bënte punën dhe i dilja ballë sfidave që i dilnin vendit.

Mentor Kikia: Thonë që ta besoi detyrën, se ishe shoku i vajzës.

Lulzim Basha: Kjo e fundit është e pavërtetë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb