Përveç aktrimit, Donald Veshaj ka shfaqur talent edhe në pikturë. Pas portretit të Ismail Qemalit, që doli në ankand dhe u shit për një shifër prej 12 mijë euro, sot Donaldi vendosi të bëjë edhe portretin e Beatrix.
Por gjërat nuk shkuan siç duhej.
Teksa këngëtarja po rrinte në profil, Donald Veshaj e pikturoi, megjithatë vajza në letër nuk ngjasonte aspak me Beatrix Ramosajn, gjë që u vu re edhe nga vetë ajo.
“Pse kaq të madhe e kam hundën?!”, iu drejtua Beatrix Ramosaj, e cila mesa duket nuk e ka pëlqyer pikturën.
Nga ana tjetër, Donaldi e mori me sportivitet reagimin e saj duke i thënë me shaka se në fakt e ka hundën më të madhe por në pikturë ia kishte rregulluar ai.
(BalkanWeb)