Deputeti i Partisë Socialiste Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend u shpreh se opozita nuk duhet të kishte frikë nga një dëshmi me powerpoint në komisionin hetimor të “Sterilizimit”.
Ai u shpreh se opozita nuk dëgjon dëshmitarin kryesor, por kërkon dëshmitarë ekstra si të jetë një show politik, referuar kërkesës së kryetares së Kuvendit Albana Vokshi dhe anëtarëve të tjerë të komisionit që të “Sterilizimi” të dëshmonte kryeministri Edi Rama dhe biznesmenja Vilma Nushi.
“Beqaj ka 48 orë salloneve të Kuvendit që pret të dëshmojë. Pranoje të vërtetën. Mos u tremb nga powerpointet, ju duket si armë, në anglisht ka power por edhe point, mos u trembni. Dua të sqaroj se ju i hapët rrugë një kërkese që nuk përmbushte kriteret formale. Opozita e ka kërkuar disa herë dhe ia kemi plotësuar, por ka ardhur me vendim, ka vendosur komisioni, komisionet janë autonome, kur nuk vendosin komisionet vendos seanca. Në rastin konkret nuk kishte një vendim komisioni, por një kërkesë të 7 deputetëve, po sikur të kishte edhe një kërkesë nga 8 deputetët? Ju zotërinj jeni të interesuar për audiencë politike, jo për të vërtetën. Të vërtetën e shohin qytetarët atje. Dëshmitari kryesor ju nuk e dëgjoni, por kërkoni dëshmitarë ekstra, tregon se jeni në një mision të pastër showpolitik”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)