Deputeti i PD Dashnor Sula, në fjalën e tij në parlament u shpreh se duhet që të miratohet projekt-ligji, që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat.

Sula theksoi pse nuk miratohet ky projekt-ligj apo se deputetët kanë frikë.

Dashnor Sula: Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike.

Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb