Bashkëkryetari i koalicionit “Nisma-Shqipëria bëhet” në zgjedhjet e përgjithshme të 11majit, Adriatik Lapaj përmes një mesazhi në rrjetin social facebook, thotë se  vendimi i guximshëm i koalicionit për të garuar me lista të hapura i ka tërbuar gjithë pengmarrësit e Tiranës.

“Personalisht garoj në listë të hapur i 18 në Tiranë. Këta kryetarët e tjerë përse e kanë futur veten te listat e sigurta”, thotë Lapaj në postimin e tij.

Ndërsa në një tjetër postim Adriatik Lapaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, duke u shprehur gati për debat me të.

Pas akuzave të Ramës, se ai ka futur babain në listat e kandidatëve të koalicionit, Lapaj shkruan se nuk do t’i kthejë përgjigje pasi është i zënë me takime.

Më tej, ai thotë se hyri në politikë për të imponuar garën si standard.

“Zoti Rama do muhabet, por jam i zënë me takime. Të pres në debat! Të pres kur të duash e ku të duash!”, përfundon mesazhi i kryetarit të lëvizjes “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb