TIRANE

Mbrëmja e prEmierës së filmit “Në Kuadër të Dashurisë” ka krijuar një zhurmë të madhe në media dhe një ndër personazhet që është komentuar së tepërmi është Sara Hoxha.

Gjatë parakalimit të saj në tapetin e kuq, Sara ka surprizuar fansat teksa ka qënë e vetme, pa praninë e partnerit të saj, këngëtarit të njohur, Ledri Vula.

Në një intervistë të dhënë për “Shqipëria Live”, Sara, e cila në film luan rolian e Arias, ka sqaruar arsyen se pse Ledri nuk e ka shoqëruar në këtë event kaq të rëndësishëm.

“Në tapetin e kuq, ma la mua komplet përsipër, duke qënë se është edhe hera ime e parë dhe donte që ky moment të ishte vetëm për mua dhe kaq”, ka treguar Sara lidhur me këtë temë që për hir të së vërtetës kishte shqetësuar fansat e dyshes së njohur.

Sara Hoxha mund ta konsiderohet me bindje një ndër surprizat e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, siç shumë aktorë të kastit kanë deklaruar.
Gazetari e ka ngacmuar Sarën në lidhje me puthjet e shumëpërfolura në film, duke e pyetur se cili ka qënë reagimi i Ledrit për ato. Dhe duket se Sara i paska mbajtur një sekret partnerit të saj.

Gazetari: Unë e di që në film ke patur disa puthje. Çfarë ka thënë Ledri për këto puthjet?
Sara Hoxha: Ledri nuk ka thënë asgjë, thjesht ai nuk e di që ka patur disa por mendon që ka patur vetëm dy.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb