Meghan Markle shmang leximin e shkrimeve për veten e saj, pasi beson në karmë.


Dukesha e Sussex, 37-vjeç, e vetëdijshme për shkrimet negative, beson se shtypi i është vënë nga pas, shkruan Daily Mail. Në një kohë që qarkullojnë thashetheme edhe për një përçarje të mundshme mes dukëve të Sussex-it dhe Cambridgit, pas njoftimit  të 34-vjeçarit Harry dhe 37-vjeçares Meghan për t’u larguar nga pallati i Kensington, qarkullojnë fjalë edhe se Meghan është kërkuese  me stafin e saj.


Pak  kohë më parë shkruhej se asistentja e saj, Melissa Toubati ishte mbytur në lot, pas kritikave të ashpra.


Për Vanity Fair një tjetër burim konfirmoi se Meghan beson në karmë ndaj edhe nuk dëshiron të ulet dhe të lexojë tregimet dhe komentet  negative në internet rreth vetes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb