Marrëdhëniet Presidencë-Kryeministri vihen gjithnjë në pikëpyetje sa herë ka cështje me interes të përbashkët. Një tjetër debat në distancë shkaktoi sot mosdrektimi i buxhetit për vitin 2019 nga ana e kreut të shtetit.

Pasi kryeministri Edi Rama gjeti interesant faktin se presidenti Meta ktheu buxhetin e vitit 2019 pas propozimeve të LSI për studentët, ka ardhur edhe reagimi i Presidencës. Përmes një postimi në facebook, zëdhënësi i kreut të shtetit, Tedi Blushi, shkruan se reagimi i Metës vjen pas deklaratës së sotme në parlament të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulan Balla.

Statusi i Plotë:

Ja kur erdhi reagimi i Presidentit Meta për çështjen e Buxhetit. Pjesë nga deklarata e sotme në Kuvend e kryetarit të grupit parlamentar të PS, z.Taulant Balla:

Si ta ndryshoj unë buxhetin Petrit, kur buxheti është te Ilir Meta?
Buxheti sot është te Ilir Meta, nuk është në Kuvend. Është te Presidenti i Republikës. Të gjithë e dini që procedura e ndryshimit të buxhetit është një procedurë që nuk bëhet me dy gisht letër, po kjo është tallje.
28 vjet tallje dhe doni të bëni edhe 28 minuta tallje me studentët këtu në sallën e Parlamentit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb