Mes shumë projekteve që sapo ka realizuar Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar po ju prezantojmë një që ka tërhequr vëmendje. Nasa ka dërguar material biologjik në ISS gjatë lëshimit të fundit nga Kepi Cañaveral në 2 prill.

Befasi ishte kur u mësua se bëhej fjalë për spermë njerëzore dhe nga ajo e demit. Gjatë 41 orëve të udhëtimit, stacioni i mori këto mostra dhe tani kërkon të provojë, nëse spermatozoidet e të dy subjeketve sillen në të njëjtën formë pa asnjë gjurmë graviteti përreth tyre. Në mënyrë që spermatozoidet të fillojnë të notojnë në kërkim të një veze u duhet një thirrje. Ndërkohë rrotullohen rreth vetes në pritje të një sinjali që t’u thotë se ku duhet të drejtohen.

Kur e marrin, atëherë drejtohen në kërkim të vezës dhe membranat bëhen më fluide në mënyrë që të lehtësojnë bashkimin. A sillen në të njëjtën mënyrë si në tokë dhe në hapsirë? Ekziston një precedent dhe tani duan të marrin më shumë informacion për të krahasuar rezultatet. Ka patur një përvojë të parë me spermën e demit dhe të iriqit të detit. Në këtë rast u zbulua se shpejtësia e spermatozoidëve tek të dy kafshët ishte më e madhe në mikrogravitet, sesa në tokë. Membranat nuk arritën të kishin fluiditetin e pritur, kështu që vraponin dhe vraponin, por pa ndonjë objekt të qartë gjatë rrugës. Nuk arritën ta fekondonin vezën. Tani u kthyen ta provojnë me spermën e demit edhe një herë si edhe me atë të njeriut për të parë, nëse ndodh e njëjta gjë apo, nëse do të ketë rezultate të ndryshme. Për të aktivizuar lëvizjen do të shtojnë elemente kimike që provokojnë shkrirjen. Kjo do të regjistrohet në video dhe do të mund të krahasohen me të dhënat e marra në tokë. Kur do të jetë i mundur fekondimi në hapsirë?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: