Kryetari i Nismës Thurje Endri Shabani, i ftuar në emisionin Open në News 24 u pyet se përse partitë e reja nuk bashkohen me Sali Berishën dhe Partinë Demokratike.
Shabani tha se nëse partia e tij bëhet palë me Berishën, humbet identitetin. Sipas tij, kjo mënyrë, edhe pragmatikisht nuk funksionon.
Endri Shabani: Nëse bashkohemi me Sali Berishën, na humbet identiteti.
Nëse forcat e reja bashkohen me Berishën, nuk janë më forca të reja. Edhe në mënyrë pragmatike nuk funksionon.
(Balkanweb)