TIRANË

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 23 vjeç, banues në Tiranë (me precedentë të mëparshëm penal).

Shtetasi i mësipërm ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie” duke dalë nga shtëpia dhe më pas është konfliktuar për motive të dobëta (pse autobuzi nuk ecte shpejt), me shoferin e autobusit të një linje urbani duke e goditur me mjete të forta në pjesën e fytyrës. Pas marrjes së njoftimit shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb