TIRANE- Ndonëse kritikë të Bashës si Patozi e Bode protestuan sot me demokratët, në sheshin para kryeministrisë u vu re mungesa e ish-deputeteve Majlinda Bregu dhe Jozefina Topalli.

Zonjat me sa duket kanë qenë të vetmet që kanë munguar sot në proteste, nga lista e gjatë e demokratëve që Basha nuk i kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit.

Gazetarja e Elda Menga bëri të ditur për “BalkanWeb”, se kishte komunikuar me zonjën Bregu, e cila i ka pohuar se nuk do të merrte pjesë në protestë, ndërkohë që nuk kishte dhënë arsye.

Edhe Topalli nuk është parë në bulevard, por e kontaktuar nga “BalkanWeb”, nuk ka dashur të komentojë qendrimin e saj.

Kujtojmë se në protestë janë parë sot edhe Në protestë janë parë sot edhe ish-deputetët Albina Deda, Arbjola Halimi, Fatbardh Kadilli, Eleina Qirici, Bedri Hoxha, Mimoza Hajdarmataj dhe Asllan Dogjani, të cilët edhe pse nuk u kandiduan nga Basha janë shfaqur krah tij sot.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: