Balina Bodinaku pranoi ftesën e “Goca dhe Gra”, për një bisedë mes vajzash. Moderatoret e pyetën Balinën nëse do të jetë sërish opinioniste e “Big Brother VIP 2”, por ajo u përgjigj se nuk ka ende asgjë, ndonëse nuk e përjashtoi mundësinë.
Fatma e pyeti më pas se përse nuk ishte e pranishme në dasmën e opinionistit tjetër të “Big Brother VIP”, dhe Balina u përgjigj shkurt duke thënë se për këtë, “duhet të pyesni Arbrin”. ‘Arbrin pse nuk e keni ftuar këtu në ‘Goca dhe Gra’,- pyeto ajo.
“E kemi ftuar, por ishte para dasme, pas dasme do ta ftojmë dhe do t’ia bëjmë pyetjen”, – ia ktheu Fatma.
“Pyeteni”, – ishte përgjigjja e Balinës duke dashur ta lërë me aq kureshtjen e pashuar të publikut për mungesën e saj në dasmën e Arbrit.