Gazetari Arion Sulo, duke folur për protestën e opozitës, në emisionin “Open” në News24 tha se Partia Socialiste ka vënë një target shumë të rëndësishëm lidhur me votën e diasporës duke synuar 10-15 deputetë.
Duke komentuar protestën e opozitës, Sulo tha se ka një gjë që nuk shkon me shoqërinë, pasi qytetarët nuk protestojnë.
“Pensionistët pse nuk dalin të protestojnë?”, tha Sulo. Ai u shpreh se pse nuk protestojnë qytetarët, nuk qëndrojnë tezat se Sali Berisha është i konsumuar, pasi ai është prej 1 viti i arrestuar. Sulo tha se kjo shoqëri po pranon padrejtësinë dhe ky është thelbi sepse nuk proteston shoqëria.
Por Arbër Hitaj tha se ndoshta ka lidhje me çështjen e organizimit. “Opozita nuk është në pikën më të ulët, që nga 2017 ka ardhur në rritje. A mundet opozita të mundë PS-në, që ka një super strukturë të organizuar”, tha Hitaj. Ai tha se opozita po tregohet kokëfortë, pasi e shikon që njerëzit nuk i shkojnë në protesta dhe vijon bën protesta. “Pse nuk merr opozita kthesën kur e shikon që rruga e drejtë nuk e çon askund”, tha Hitaj.
Deputeti Agron Gjekmarkaj tha se opozitës nuk i mungon mbështetja. “Shikoj motivim të njerëzve dhe dëshirë të tyre për të bërë një gjë së bashku”, tha Gjekmarkaj.