Ministrja e Arsimit Besa Shahini u pyet gjatë emisionit “Dritare me Rudinën” se përse nuk paguhet stazhi i mësuesisë. Shahini tha në News24 se stazhi nuk paguhet, për shkak se mungon buxheti i mjaftueshëm.

“E kuptoj shqetësimin në fjalë. Stazhi i mësuesisë nuk paguhet aktualisht nga Ministria e Arsimit. Në fakt, mospagesa nuk ndodh, për shkak se buxheti i shtetit shqiptar kaq mundësi ka. Ndoshta mund të jetë një moment i dytë kur buxheti shqiptar të jetë më mirë dhe të rregullohet, duke paguar ministria”, tha Shahini.

(d.xh/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb