Deputeti demokrat Tomor Alizoti shprehet se duhet të kishte pasur një reagim nga ndërkombëtarët në rastin e burgosjes së Ervin Salianjit.
Në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa në News24, Alizoti tha se megjithë respektin që ka për ndërkombëtarët dhe diplomatët, opozita duhet të mbrojë veten e saj në rradhë të parë.

Alizoti tha se edhe nëse nuk kanë reaguar tani, do të reagojnë më vonë, pasi do t’i shikojnë gjërat më ndryshe.

“Unë nuk kam parë ndërkombëtarë që dalin e reagojnë kur protestohet në Berlin dhe Paris. Besoj se edhe ata do e ndjejnë këtë padrejtësi që po i bëhet opozitës. Por duhet të kini parasysh se politika është një dinamikë, dinamikat ndryshojnë, sikundër do të ndryshojnë edhe deklaratat”, tha Alizoti.

Ai u shpreh se sa më shumë të faktorizohet PD aq më shumë ndërkombëtarët do të flasin për të.

Alizoti tha se nuk ka qenë në Shqipëri në kohën kur është dhënë dënimi për Ervin Salianjin dhe më pas burgosjen e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb