Gjithçka nisi me disa postime në Instagram nga DJ Blunt i cili në një seri videosh, ofendonte dhe tallte keqazi reperët Gjiko dhe Ledri Vula si dhe menaxherin Faton Shoshi. Por nga një sherr virtual, ai mes djemve të showbiz-it në Kosovë thuajse përfundoi në një përplasje fizike pasi Gjiko dhe Shoshi shkuan menjëherë në shtëpinë e DJ Blunt për t’u përballur fizikisht me të.

Por për publikun shqiptar, ende nuk është e qartë se çfarë e nxiti këtë përplasje mes tyre, ndaj dhe moderatori Ermal Mamaqi e pyeti enkas reperin Gjiko në lidhje me këtë çështje në “Xing me Ermalin”.
Megjithatë, reperi i njohur hezitoi të jepte një shpjegim të mirëfilltë duke habitur me përgjigjen e tij. “Kjo nuk është temë për televizor. Nuk ia vlen. Unë s’kam dalë këtu që të bëj marketing pa para!”-u shpreh Gjiko duke nënkuptuar se nuk dëshiron t’i promovojë reperët me të cilët është konfliktuar.

Por i pyetur më tej nëse kjo bëhet vetëm për show dhe në anën tjetër ata janë miq, ai tha: “S’ma merr mendja se mund të bëhemi aq të pashpirt dhe aq të këqinj e të ulët… Unë nuk merrem shumë me këto gjëra se i kam 99 punë për të bërë dhe asnjë k*rvë nuk është 1!”.
Gjiko
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: