Ilir Alimehmeti, kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike, u shpreh gjatë një intervistë në Programin e Drekës në News 24 për arsyen pse qytetarët duhet ta votojnë.
Ai theksoi se politikën duhet ta shohim si një angazhim për të mirën publike, duke theksuar se është e rëndësishme që të gjithë ata që mendojnë për zhvillimin dhe përmirësimin e shoqërisë, të zgjedhin individët që e kanë këtë si prioritet.
Alimehmeti vuri në dukje gjithashtu se ka mbështetur dhe implementuar ide dhe modele perëndimore për zhvillimin e shëndetësisë dhe fusha të tjera, duke synuar një qasje të përparuar dhe të qëndrueshme për mirëqenien e qytetarëve.
Ilir Alimehmeti: Unë mendoj se është e vërtetë ajo që thotë profesori Afrim Osmani, që vjen nga diku, qëndron për diçka, por ke dhe ide për atë që do të bësh. Në fund fare, politika është një e mirë publike. Nëse qytetarët mendojnë për të mirën publike, të zgjedhin të drejtën. Të mirën publike të zgjedhin tek secila palë të jetë. Ne kemi marrë model perëndimor në idetë për zhvillimin e shëndetësisë dhe jo vetëm.
(Balkanweb)