SHBA po rindërton bazën ajrore të përdorur për bombardimin atomik të Japonisë.

Që nga janari 2024, SHBA ka filluar punën në ishullin Tinian në Oqeanin Paqësor.

Më shumë se 20 milionë kilometra/katror asfalt janë restauruar dhe qindra hektarë mbetje janë pastruar.

Për këtë projekt janë ndarë gati gjysmë miliard dollarësh, shkruan cnn.

Sipas ekspertëve ushtarakë, në këtë mënyrë shteti amerikan po përgatitet për një përballje të mundshme me Kinën.

Tinian ishte një vend i rëndësishëm gjatë Luftës së Dytë Botërore nga këtu u ngritën aeroplanët që hodhën bomba atomike mbi Hiroshima dhe Nagasaki.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: