TIRANË- Trajneri i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Christian Panucci ka dalë sot para mediave për të folur për ekipin. Një nga temat e rëndësishme dhe e prekur që në fillim të konferencës ishte ajo e kapitenit të skuadrës, Ansi Agolli.

Panucci u pyet pse shmanget Agolli dhe ai u shpreh hapur për shkak të moshës. Panucci tha se Agolli bën 36 vjeç në tetor, ndërsa për Europianin e 2020 do jetë 38 vjeç, ndaj theksoi ai po kërkon diçka tjetër.

“Duhet thënë se Agolli në tetor bën 36 vjeç dhe kampionatet europiane janë në 2020. Ne kemi për detyrë të provojmë të gjejmë dikë tjetër.
Kam folur me të dhe i kam thënë se nëse do kem nevojë do ta kem në konsideratë. Por kemi për detyrë të kërkojmë diçka tjetër. Jam i qartë, në atë që them, 36 në tetor, 38 në Europian. Për këtë duhet të kërkojmë diçka tjetër. Do të kisha dashur, edhe sepse është një profesionist shumë serioz, ta stërvitja kur ishte 20-30 vjeç por po shkon 36 vjeç dhe kam për detyrë të kërkoj diçka tjetër”, deklaroi Panucci.

Lidhur me atë që do ta zëvendësojë Agollin, trajneri i Kombëtares tha se do shikohet në ndeshjet e ardhshme, ai që do të aktivizohet më shumë.
“Kapiteni do të jetë ai që ka më shumë prezencë kur të dalin 11 në fushë. Për këtë do prisni kush do luajë të hënën e ardhshme dhe llogaritë i bëni vetë”, deklari Panucci.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: