TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie që ngre disa pikëpyetje për rastin e Edmond Begos, një biznesmen, ish-i dënuar mik i kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Oficeri pyet se përse një politikan mund të shoqërohet dhe të ketë miqësi me një të dënuar për trafik droge dhe përse nuk vepron vettingu ashtu si me policët apo gjyqtarët e prokurorët.

STATUSI I BERISHËS
Oficeri dixhital ka një pyetje! sb
“Z.Berisha!
Përshëndet z Berisha jam një oficer policie.
Këto ditë jemi informuar për ndalimin e Edmond Begos nga policia greke. Taulant Balla deklaroi se ka njohje familjare, njeh gruan dhe fëmijët por nuk e ka ndihmuar për tenderat?! Me një njeri të dënuar me trafik narkotikësh. A mund të më thoni përse një politikan mund të shoqërohet dhe të ketë miqësi me një të dënuar për trafik droge?
Përse një politikan nuk duhet të shkarkohet ashtu si një polic apo gjyqtar e prokuror mbi të cilët veproi vettingu?
Një ligjvënës duhet të jetë njëlloj si gjithë të tjerët!
Ju uroj shëndet familjarisht.”

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: