Në Gjermani, partia konservatore e opozitës CDU mori 30%, Alternativa e ekstremit të djathtë, “Alternativa für Deutschland” mori 15.9%, dhe SPD socialdemokrate e kancelarit gjerman Olaf Scholz doli e treta me 13.9%.

Dhe siç shkruan BBC, përcjell Telegrafi, Nils Schmid – zëdhënësi parlamentar i SPD për punët e jashtme, ka thënë vrasja me thikë e fundit fatale e një polici në Mannheim “i çoi çështjet e imigracionit dhe sigurisë së brendshme në thelb të fushatës”.

Ai gjithashtu pranoi “shumë dështime të politikave dhe vështirësi në kompromise për çështje shumë të rëndësishme si buxheti”.

Por, thotë ai, “ndikimi i këtyre rezultateve në politikën kombëtare do të jetë shumë i kufizuar”.

“Për të qenë i sinqertë, shumica e politikanëve gjermanë kishin pritur tashmë që partitë e koalicionit të humbnin mandate”, citohet të ketë thënë ai.

Siç kemi raportuar, presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar ndaj rezultateve të zgjedhjeve evropiane duke shpërndarë parlamentin dhe shpallur zgjedhje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: