Ish-deputeti i LSI Luan Rama tha në “News 24”, i pyetur se pse u bënë zgjedhjet, në kohën që opozita tha se më datë 30 qershor nuk do ketë zgjedhje, tha se sot kishte vetëm votime dhe se ata ishin maskaradë.

Luan Rama theksoi se opozita prej kohësh ka deklaruar se Rilindja është në pushtet në sajë të kriminelëve dhe se këtë gjë e dëshmoi me përgjime.

“Ne ishim jashtë sistemit, sepse sistemi ishte i kriminalizuar. Ne kishim fasadë të regjimit që e pamë në Peshkopi dhe në mbarë Shqipërinë. Sot nuk pati as zgjedhje, as votim, por vetëm farsë. Votimi ka qenë i kontrolluar. Është një maskaradë e tërë.  Me ardhjen e Rilindjes në pushtet, vjedhja e votave u bë një gjë normale. Ndërkombëtarët s’do hapin negociatat vetëm pse këtu nuk u mbajtën zgjedhje normale.

Rama vetëm ka tallur opozitën, por pamë ase ka realitet tjetër. Jemi përballë një fakti të pranuar ndërkombëtarisht dhe për fat të keq të keqkuptuar pjesërisht që zgjedhjet në Shqipëri janë bërë nga bandat dhe janë bërë nga bandat. Ne me këtë aksion politik evidentuam me prova, e vumë në qendër të vëmendjes këtë realitet të mbështjellë me propagandë. Edhe në vitet më të zeza 1991, 1996 dhe 1997 ka pasur zgjedhje pluraliste, kurse sot ishin një partiake. Atë që PS e ka bërë brenda vetes, e bëri sot në gjithë Shqipërinë. Një problem që ka shoqëria shqiptare është indifentizmi dhe duartrokitja e turpit”, tha Luan Rama.

Ai shtoi se zgjedhjet u zhvilluan me parregullsi, edhe pse ishin si zgjedhje të brendshme brenda Partisë Socialiste.

Këto ishin zgjedhje mono-partiake dhe kishin fitore të mbushur me gëzim të madh si në kohën e monizmit, mbushur me parregullësi. Duke qenë vetëm socialistët në gjykim, në çdo gjë, dhe prapë kishte parregullësi. Ka qytetarë që thonë se janë detyruar të japin votën. Ka presion të madh nga PS që të rrisë numrin e pjesëmarrësve. Nëse e krahasojmë me zgjedhjet e 2015 dhe 2017, del se janë më pak se gjysma e atyre që ka pretenduar Rama se e kanë votuar. Edhe nëse i referohemi një rezultati fiktiv, del se gjysma kanë votuar. Ramën e refuzuan shqiptarët masivisht. Shqiptarët refuzuan farsën e turpit. Demokracia është vrarë dhe qytetarët duhet të ngrihen dhe të mos lejojnë zgjedhje mono-partiake. Qytetarët shqiptarë nuk mund të votojnë zgjedhje si ata të përgjuara në Peshkopi. Ne iu shmangëm hatasë, sepse qeveria ishte bërë gati”, u shpreh Luan Rama.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb