Deputeti i PS Petro Koçi, i ftuar në rubrikën Opinion në News24, u pyet nga gazetarja Ola Bruko se përse u tërhoqën socialistët nga dëshmia e Berishës tek Komisioni Hetimor për sistemin TIMS.

Koçi theksoi se thirrja e Berishës në Komision Hetimor sipas tij është gabim, pasi ish-kryeministri është në arrest shtëpie dhe nuk mund të thyejë masën e sigurisë.

“Ne si socialistë kemi disa principe të caktuara. Në atë Komision kam dëgjuar që është thënë që ndoshta duhej thirrur z Berisha, por do ishte gabim, sepse ai është tashmë një person në izolim dhe nuk i shërben çështjes. Një Komision hetimor duhet të arrijë në përfundime, duhet të thotë nëse koncesionet vlejnë ose jo. Komisioni Hetimor le ta japë një përfundim në fund, mund të thotë se koncesionet duhen në raste shumë specifike.

Nëse janë të dobishme, duhet të thotë a duhet të ketë kufizime, që mos lejohen hapësira për abuzim. Kështu e mendoj një Komision Hetimor. Por në Shqipëri është qëllimi që si ta nxjerrim X fajtor përpara shqiptarëve. Duhen nxjerrë përfundime serioze, ku ti angazhon edhe ekspertë”, deklaroi Koçi.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: