Zjarri në katedralen e ‘Notre-Dame’ ka solidarizuar njerëz nga gjithë bota duke mbledhur në pak ditë rreth miliardë euro donacione për rindërtimin e saj. Edhe klubi nga Parisi, PSG nuk ka ndenjur duarkryq pasi ka menduar për një formë tjetër bamirësie ndaj zjarrfikësve që luftuan për shuarjen e zjarrit.

PSG ka ofruar 500 bileta falas për ndeshjen me Monacon për zjarrëfikësit që shuan zjarrin në Notre Dame të hënën e kaluar. Ata do të ftohen për ndeshjen e kësaj të diele në kampionat ndaj Monakos, në stadiumin “Parc des Princes”, ku me një fitore, PSG do të shpallej zyrtarisht kampione.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb