Kampionët e PSG barazojnë ndaj Nicë në transfertë me rezultatin 1-1, një barazim që i shkakton skuadrës së Luis Enriques, humbjen e vendit të parë në Ligue 1.
Ndeshja nisi më mirë për vendasit që madje realizuan golin e epërisë në minutën e 38 me Abdi. PSG arriti të gjente golin e barazpeshësh shumë shpejtë, me portugezin Nuno Mendez, i cili barazoi shifrat vetëm 7 minuta pas nisjes së fraksionit të dytë. Rezultati 1-1 nuk ndryshoi, pavarësisht tentativave të ekipit parizien për të gjetur golin e avantazhit.
Ky ishte barazimi i dytë për të besuarit e Lusi Enriques, që dorëzojnë në këtë mënyrë primatin në kampionat tek skuadra e Monaco, e cila nga ana e saj, fitoi ditën e shtunë, një sfidë shumë të vështirë ndaj Renne në transfertë 1-2. Golat e Kehrer dhe Balogun në pjesën e parë ishin të mjaftueshëm për ekipin nga principata që të dilte me maksimumin e pikëve nga kjo transfertë e vështirë. Në këtë mënyrë, Monaco udhëheq kampionatin me 19 pikë, pas 7 javëve të para, 2 më shumë se sa kampionët në fuqi të PSG.