PSG-ja e paguan 3 milionë euro në muaj, por brenda së njëjtës kohë, Nejmar mund ta dyfishojë rrogën e tij dhe për këtë i mjaftojnë thjesht disa klikime. “Le Parisien” ka zbuluar se marka e emrit të tij është një minierë ari, pasi ka 187.2 milionë ndjekës. Kështu, veç 36.8 milionë eurove që ai fiton në vit prej rrogës, braziliani ka arkëtuar edhe 34 milionë euro të tjera falë postimeve të tij në “Twitter”, “Facebook” dhe “Instagram”.

Një sponsorizim fotoje, një statusi apo përmbajtjeje e çfarëdoshme në rrjetet sociale, i sjell atij 459 mijë euro në llogarinë bankare, aq sa një spot publicitar në TV gjatë një finaleje të Kupës së Botës. “Nejmar, – shpjegon presidenti i ‘Havas Sport & Entertainment’, – përfaqëson vetëm një lloj tipologjie mediatike”.

Por, vlerësimi i të ardhurave nga rrjetet sociale është bërë nga “Blinkfire”, një shoqëri e specializuar në sektorin e mediave dixhitale dhe sportive, që e llogariti në 34 milionë euro fitimin nga rreth 70 postimet e brazilianit gjatë muajit janar.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/psg-e-paguan-37-milione-euro-ne-vit-por-shikoni-shifren-e-cmendur-qe-nejmar-fiton-nga-rrjetet-sociale/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: