I mirënjohuri Luis Figo u shpreh se PSG është favorite në Champions.

“Gjysmëfinalja PSG-Arsenal/  Për mua, Paris Saint-Germain është favorit. Janë në një seri të rregullt rezultatesh dhe fizikisht janë në formë shumë të mirë. Por është e vështirë të bësh parashikime, nuk më pëlqen të them me siguri kush do ta fitojë.

Barcelona-Iner- Janë dy skuadra me stile të ndryshme. Por Interi nuk është thjesht një ekip mbrojtës, kush mendon kështu, gabon.

“Janë një skuadër shumë solide në mbrojtje – kanë pësuar shumë pak gola në Ligën e Kampionëve – por kanë edhe lojtarë që bëjnë diferencën. Prandaj duhet bërë një analizë më e plotë, jo thjesht t’i quajmë ekip mbrojtës”,  tha Figo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb