Për herë të parë pa Mbappe në fushë, dhe me shumë yje në stol, PSG nuk zhgënjeu në start duke mposhtur Le Havre me “poker” golash, një fitore 4-1 në transfertë që konfirmon statusin e tyre si favoriti kryesor për të triumfuar në Francë.

Lajmi i vetëm negativ në këtë mbrëmje ishte dëmtimi i Gonçalo Ramos, me sulmuesin portugez që pritet të mungojë për një kohë të gjatë, fakt që e konfirmoi edhe Luis Enrique pas ndeshjes.

Dëmtimi i Ramos hap skenarë të rinj në merkato pasi PSG është i detyruar të futet në treg për të gjetur një zëvendësues. Në këtë pikë del edhe një herë emri i Victor Osimhen, më saktë ri ndizet si pistë, pasi nigeriani ka qenë prej kohësh një nga objektivat e klubit francez.

Këto ditë gushti, drejtuesit e Napolit kishin gjetur akordin me Chelsea, për një transferim të tij në Londër, ku pjesë e marrëveshjes ishte edhe Lukaku, por tani situata ka ndryshuar, pasi Osimhem preferon të transferohet në Paris.

Sheiku Al Khelaifi mund të paguajë klauzolën e tij të largimit prej 130 milionë euro, ndërsa sulmuesi do të përfitonte 12 milionë euro në sezon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb