Dëmtimet e shumta, mungesa në ndeshjet përcaktuese të sezonit, mos vlerësimi i tij për klubin e PSG, e gjithë kjo situatë ka bërë që Neymar nga një i pa shitshëm të përfundojë në merkato. Drejtuesit parisien duken të bindur se Neymar nuk është më ai yll për të cilin bënë një çmenduri dy sezone me parë, aq më pak lojtari përcaktues në skuadër, statusin të cilin e ka fituar prej kohësh Mbappe, në kushte të tilla as që kanë ndërmend të pengojnë largimin e tij, përkundrazi janë duke u përgatitur për të gjetur zëvendësuesin e duhur.

Neymar Mbappe
Neymar Mbappe

Sipas “Don Balon”, drejtuesit e PSG kanë vendosur kontaktet e para me Paolo Dybalan, një nga lojtarët më të kërkuar në tregun e transferimeve, një tratative e cila pritet të marrë më shumë formë në fund të sezonit.

Atalanta Vs Juventus Coppa Italia 2018/2019
Atalanta Vs Juventus Coppa Italia 2018/2019

Juve nuk është shprehur kurrë mbi të ardhmen e Dybala, duke lënë të kuptohet se argjentinasi mund të largohet nëse vjen oferta e duhur. Me Neymar që kërkon largimin nga Parisi, Dybala shihet si lojtari i duhur për të zëvendësuar brazilianin.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: